Vuçiq takoi ambasadorët e QUINT-it, biseduan për situatën politike në Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbajti një takim në Beograd me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, përkatësisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë.


Temë diskutimi e takimit ka qenë situata politike në Kosovë.

Pas takimit, Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në Instagram se ka pasur një “bisedë të gjatë dhe të hapur me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së”, dhe se bisedimet do të vazhdojnë.

Takimi i mbajtur paraditen e së mërkurës, pasoi një postim të Vuçiqit një ditë më parë në Instagram, ku shkroi se Serbinë e presin ditë të vështira.

“Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare, si të Serbisë ashtu edhe të Sërpskas. Në ditët në vijim do ta informoj popullin e Serbisë për të gjitha sfidat që na presin”, thuhet në mesazhin e tij të publikuar një ditë më parë.

Në Bruksel të hënën ka përfunduar pa marrëveshje takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit si mjet pagese me para në dorë, është i ndaluar në Kosovë që nga muaji i kaluar.