Vuçiq: Jemi shumë afër një konflikti të madh botëror dhe kam frikë se do të marrë më shumë jetë sesa Lufta e Dytë Botërore

Dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për qytetarët dhe udhëheqjen e Rusisë me shpresën se terroristët do të arrestohen dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë më kurrë, një ngjarje tragjike që ka pasojat e veta të paparashikueshme. Nuk ka dyshim se do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm në Ukrainë,”,tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një dalje në TV Prva.


– Çdo ditë po i afrohemi një konflikti të madh botëror, i cili, kam frikë se do të marrë më shumë jetë sesa Lufta e Dytë Botërore – tha ai.

Në çdo rast, shtoi Vuçiq, është e rëndësishme që Serbia të jetë një nga vendet më të sigurta në botë.

– Është e rëndësishme të merren të gjitha masat e nevojshme. Nuk mund të jesh kurrë i sigurt se çfarë do të ndodhë diku dhe si, por duhet të dërgojmë policinë për të ruajtur qendrat tregtare, stadiumet, kudo që kemi një numër të madh njerëzish. Le të përgatitemi për të, të shpëtojmë popullatën tonë – tha ai.