Liam Mandiaro u rikthye të martën (19 mars) sërish në Big Brother VIP Albania 3.


Avokati i banorit ka qenë së fundmi në një lidhje direkte në “Shqipëria Live”, ku sqaroi se si u lirua Liami dhe se kur do ketë një rigjykim nga e para e çështjes.

Sipas avokatit Dritan Shehaj, çështja e Liamit ka qenë jo penale dhe nuk gjykohet me arrest.

Pjesë nga biseda në studio:

Dritan Shehaj: Sa i takon procedurave ligjore, ka përfunduar shqyrtimi i kërkesës që u paraqit nga ana e Liamit sa i takon rishikimit të vendimit penal. Gjykata e ka pranuar kërkesën, ishim në kushtet e asaj çfarë kemi deklaruar gjatë gjithë kësaj kohë edhe nëpërmjet intervistës që patëm më përpara.

Erjona Rusi: Pra do ketë një rigjykim nga e para i çështjes.

Dritan Shehaj: Rigjykim për shkak se është gjykuar në mungesë.

Arjon Muça: A ka mundësi ta mbyllë Bigu-n, apo është afër gjykimi.