Valon Bela, analisti ka thënë se është herët të festohet për rezultatet, kështu duke thënë se VLEN-i po i ngjason serbëve, duke festuar humbje.


“Është herët për rezultatet por ajo që duhet të potencojmë mos opiozita shqiptare VLEN po i ngjason serbëve duke festu humbje, ne nuk kishim zgjedhje komunale që të festojë Çairi, a po tentohet të fshihet humbja,” tha Bela.

Sipas analistit, Izet Mexhiti ka pushtet lokal ku ka bërë edhe keqpërdorime.

“Izet Mexhiti që ka qenë bartës ka pushtet lokal madje janë bërë keqpëerdorime që nuk janë denoncu nga pushteti qendror, ai disponon me 9 cerdhe në komunën e Çairit, me 10 shkolla fillore që kanë qenë në presion të vazhdueshëm për të nxjerrë vota.”

Bela shtoi se Izet Mexhiti është një figurë që është etabluar ndër vite tij pavarësisht që ka keqmenaxhuar.

“Izet Mexhiti i fshehur nën ombrellën e Ali Ahmetit i ka ikur sistemit gjyqësor, opozita VLEN duhet ta pranojë humbjen dhe të përgatitet për situatën pas rezultateve finale,” tha Bela.