Tiranë/ Sauku “nën rrethim”, policia në kërkimin të Eljon Hatos, mikut të Vis Martinajt

Zona e Saukut në Tiranë është rrethuar nga forca të shumta policie, pasi aty mendohet se është fshehur miku i Ervis Martinajt, Eljon Hato.


Burime për Vizion Plus bënë me dije më herët se rrethimi i zonës u bë menjëherë pasi u konstatua se aty ishte duke lëvizur makina e Eljon Hatos.

Hato dyshohet se ka dalë nga makina dhe është larguar me vrap duke shfrytëzuar dhe errësirën për tu fshehur në një nga pallatet e zonës.