Tërmet në Mal të Zi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka tronditur territorin e Malit të Zi në ora 04:06 të mëngjesit të sotëm.


Dridhjet e tokës janë ndier edhe në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Shqipëri e Serbi.

Sipas të dhënave nga EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash.

Një numër i madh qytetarësh kanë përshkruar në rrjetet sociale se i ka zgjuar tërmeti.