Skuadra rumune e publikon një foto të Rrahmanit dhe Krasnqit duke u lutur

Dyshja kosovare Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, janë shndërruar në futbollistë kyç të ekipit të njohur rumun Rapid Bukuresht.


Skuadra rumune e ka postuar një fotografi të tyre duke u lutur.

Sigurisht ky moment është kapur nga fotografi, derisa Rrahmani dhe Krasniqi ishin duke u futur në lojë.

Ajo është shoqëruar edhe me flamurin e Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës në muajin mars do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Armenisë dhe Hungarisë.

Për të luajtur për “Dardanët” është ftuar Albion Rrahmani, ndërkaq Ermal Krasniqi, jo.