Sistemi i ri i Porsche Panamera e lejon atë “të kërcejë lart e poshtë”

Ndërsa Porsche Panamera e përditësuar nuk duket shumë ndryshe nga modeli që e zëvendësoi, ajo ka marrë shumë përmirësime, por asnjë më të veçantë se sistemi i ri Porsche Active Ride.


Ky sistem premton të transformojë mënyrën se si lëviz vetura sportive dhe vjen me disa truqe argëtuese.

Gjithashtu, thuhet të jetë aq i fuqishëm sa që në thelb eliminon të gjitha rrotullimet e veturës gjatë vozitjes, shkruajnë mediat e huaja.