Shembja e urës/ Kryebashkiaku shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Baltimore

Kryebashkiaku i Baltimores, Brandon Scott ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme lokale pas shembjes së urës Key. Scott tha se plani i operacioneve në raste emergjente do të zbatohet menjëherë.
Gjendja e jashtëzakonshme do të qëndrojë në fuqi për 30 ditë.


Ndërkohë pak më parë, Guvernatori i Maryland, Wes Moore tha në një deklaratë se kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

Forcat e kërkimit shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga uji dy persona, një prej të cilit është në gjendje të rëndë. Departamenti i Zjarrfikësve të qyteti tha se aktualisht është në kërkim për të paktën 18 persona.

Kushtet e vështira të motit të keq dhe mbetjet e urës që ranë në ujë kanë vështirësuar punën e ekuipazhit të shpëtimit. temperaturat të porti është -1 °C.

Po ashtu raportohet se kishte derdhje naftë, duke rrezikuar më shumë jetën personave të zhdukur.