Rrokulliset autobusi, të paktën pesë të vdekur

Rrokulliset autobusi në Gjermani, të paktën pesë të vdekur


Një autobus është përmbysur në autostradën A9 pranë qytetit gjerman të Leipzig, duke vrarë të paktën pesë persona. Pasagjerët e tjerë janë plagosur rëndë.

“Pesë persona humbën jetën në aksident”, konfirmoi zëdhënësi i policisë Olaf Hope për “Bild” gjerman, ndërsa identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur.

Autostrada është e mbyllur në të dy drejtimet dhe në vendngjarje ndodhen policia dhe hetuesit si dhe ekipet e emergjencës.

Ekipet e shpëtimit thanë se pesë helikopterë ishin në detyrë në vendin e rrëzimit.