Qarkullonte i armatosur, i riu tenton t’i arratiset policisë, por më pas vihet në pranga! Kush është 19-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje

Një 19-vjeçar që lëvizte i armatosur dhe i shpallur në kërkim ka tentuar t’i largohet Policisë së Kurbinit, por arrati që mori fund shpejt.


Të riut të identifikuar si Paulin Noka, banues në Mamurras, në momentin e arrestimit në makinë iu gjet një armë zjarri pistoletë me mulli pa leje dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokalizimi”, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, municioni luftarak, automjeti me të cilin lëvizte 19-vjeçari dhe një celular.

Nga verifikimet rezultoi se Paulin Noka ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më datë 25.03.2023, në Kurbin, shtetasi 19-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasve K. N dhe E. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel