Raundi i parë ishte befasi dhe sukses për VMRO-DPMNE për nga dallimi në numrin e votave mes Gordana Siljanovska Davkovës dhe Stevo Pendarovskit, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Çfarë do të ishte dështim në raundin e dytë, nuk u përgjigj por tha se pret që partia e tij të fitojë numrin e duhur prej 61 mandateve në Kuvend. Edhe pse paraprakisht thoshte se partia e tij në zgjedhje do të fitojë 55 mandate, tani Mickoski pret 61 mandate.


Megjithatë, sipas kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit, fuqia absolute në duart e VMRO-DPMNE-së do të ishte opsion asgjësues për shtetin dhe qytetarët. Siç tha ai, qytetarët duhet të rikujtohen për 11 vitet kur VMRO-DPMNE ishte në pushtet, kur, siç tha, shteti ishte i kapur dhe i izoluar.
Sipas një numri të madh të anketave, por edhe nëse votat nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale shndërrohen në vota parlamentare, atëherë VMRO-DPMNE do të fitojë rreth 55 mandate. Supozohet se kjo parti do të formojë koalicionin e ardhshëm qeveritar me opozitën e bashkuar shqiptare, pra koalicionin “VLEN”, i cili do të kishte 13 deri në 15 mandate parlamentare. Shumica e re parlamentare mund do ta përfshijë edhe Lëvizjen ZNAM të Maksim Dimitrievskit, e cila parashikohet të fitojë 10 vende në Kuvend.