Policia në Gostivar arreston 64 vjeçarin nga Vinica, mori disa sende nga një lokal tregtar

Policët e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (12 mars) rreth orës 17:30 në rrugën “Ilindenska” në Gostivar kanë privuar 64 vjeçarin nga Vinica. Ai dyshohet se ka marrë më parë disa sende nga një lokal tregtar në të njëjtën rrugë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës.TS