Përleshje fizike në Kuvendin e Sarajevës

Një incident ka ndodhur në sallën e Kuvendit të Bosnje dhe Hercegovinës. Dy deputetë janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin.


Deputetët Haris Zahiragic nga partia SDA dhe Elvis Vreta i partisë NiP janë ofenduar dhe më pas u përplasën fizikisht.

Zahiragic iu afrua kryetarit të Kuvendit Elvedin Okeric dhe i dërgoi disa kërcënime. Më pas Vreta iu afrua në përpjekje për ta qetësuar, por Zahiragic me shumë agresivitet e largoi.