Osmani: Të ardhmen Evropiane ua kemi borxh fëmijëve tanë! (VIDEO)

Kandidati i BDI-së për President, Bujar Osmani thotë se do të jetë njeriu i politikave që i japin perparësi qendrueshmërisë, duke promovuar praktika ekologjike dhe një qeverisje të përgjegjshme me llogaridhënie.


“Si baba krenar i tre fëmijëve. Jam i vetëdijshëm për mundin e shkrirë në formësimin e të ardhmes së popullit tonë, si të gjithë prindërit edhe unë ëndërroj për një Maqedoni në të cilën fëmijët tanë të rriten dhe të përparojnë të lirë, për të realizuar ëndrrat dhe aspiratat e veta, këtë e tha mes tjerash në fjalimin e tij të sotëm në Shkup kandidati për president i BDI-së, Bujar Osmani, i cili tha se është i shqetësuar edhe me largimin e të rinjve nga vendi. Osmani tha se do të angazhohet që të krijohet mjedis që nxit inovacionin, sipërmarrjen dhe rritjen ekonomike duke investuar në programet të arsimimit dhe formimit profesional të të rinjve.

“Një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë po largohen në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit, duke e varfëruar ndjeshëm potencialin ekonomik dhe intelektual të shtetit tonë, detyra jonë madhore sot është që këtë të ardhme të ua sigurojmë patjetër këtu në vendlindje”, tha Osmani.