Lideri i Alternativës, Afrim Gashi nga tubimi i VLEN-it në Tetovë ka premtuar se nëse VLEN hynë në Qeveri, nuk do t’i mashtrojnë asnjëherë votuesit e tyre.


Shtoi që në 10 vjet karrierë, është udhëhequr nga qëllime të pastra.

“Qëndroj para jush ballëhapur dhe ju them pa droj se jam po ai Afrim Gashi që dola ta rrëzoj Car Dushanin, po ai që dola ta rrëzoj Nikolla Gruevskin…”, tha mes tjerash Gashi.