Nga lufta në Prekaz u tutën edhe fshatrat fqinje (VIDEO)

Breshëria e plumbave u shkrep në Prekaz.


Por, krismat e armëve të cilat u shkaktuan nga lufta 3-ditëshe në mes të forcave serbe dhe familjes Jashari, u dëgjuan edhe në fshatrat afër Prekazit, raporton Klan Kosova.

Banorët e Klinës e Epërme, Tërnacit, Mikushnicës e Lubovecit thonë se këto luftime ishin mjaft të ashpra saqë edhe frikësoheshin nga to.

Sipas një banori të Tërnocit, ofrimi i ndihmës për familjen Jashari gjatë kësaj periudhe ishte e pamundur pasi Prekazi ishte rrethuar në mënyrë të hekurt.

Nga këto luftime, me 7 mars ranë heroikisht 22 anëtarë të familjes Jashari.