Menaxheri dhe kamarieri i një lokali në Prishtinë rrihen mes vete

Një menaxher i një lokali në Prishtinë dhe një kamarieri, lidhur me punën janë përleshur mes vete.Palët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.


Njoftimi i policisë:Prishtinë / 23.03.2024 – 03:17. Pas një mosmarrëveshje verbale në mes viktimës mashkull/kosovar, menaxher i lokalit dhe të dyshuarit mashkull/k, kamerier lidhur me punën, janë rrahur mes veti dhe si pasojë i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor. Palët, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.