Lati: Nuk mund t’u ndihmonim Jasharëve, armët i kishim të vogla (VIDEO)

Emin Lati, ish-pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se nuk kanë mundur që të bëjnë asgjë që të shpëtojnë familjen Jashari, nga sulmi i 5,6,7 marsit 1998 nga forcat serbe.


Lati, mes tjerash theksoi se mirë që kanë shpëtuar disa që t’i tregojnë popullit që mundësitë kanë qenë të pakta të intervenojnë, siç tha ai, u kanë munguar edhe armët.

“Bashkimi po ma bën ‘këta e kemi pritur’, kemi qenë të përgatitur për këtë punë, as nuk ishim të zotët me u ndihmu, as nuk ishim të zotët me bo asgjë në këtë aspekt. Mirë që ka shpëtuar Bashkimi, Shekipi, Ragipi. Ragipi është sëmurë, është në gjendje të keqe”, u shpreh Lati InfoMagazine në Klan Kosova.

“Mirë që kanë shpëtuar që me u tregu miletit që nuk kemi pasur mundësi ma shumë me bo, rrethanat janë kanë asisoj, armët i kemi pasur të vogla, mirë që kanë dalë, kanë shpëtuar, është bë familja e madhe”.