Hetimi mbi klubin e Milan, prokurorët dërgojnë urdhrin e bastisjes në prokurorinë e FIGC

Prokuroria e Milanos, pas një kërkese për transmentimin e dokumenteve nga Prokuroria Federale e FIGC, i dërgoi kësaj të fundit dekretin e kërkimit të kryer javën e kaluar si pjesë e hetimit për shitjen e klubit të Milan nga Elliot në RedBird të gushtit 2022 dhe që hipotezon për pengim të funksioneve mbikëqyrese të Federatës së Futbollit kundër CEO të Milan, Giorgio Furlani.


Kërkesa për dokumente nga Porkuroria e Federatës së Futbollit nga hetuesit milanez ishte një hap i pritshëm i ditëve të fundit për kontrolle në frontin e drejtësisë sportive. Për momentin, sipas asaj që raporton ANSA, prokuroria e Milanos ka vendosur t’i përcjellë FIGC vetëm 12 faqet e dekretit të kërkimit, të firmosur nga prokurorët Giovanna Cavalleri dhe Giovanni Polizzi, pasi hetimet janë ende të hapura dhe dokumentet e tjera, mbulohen nga sekreti hetimor, i dobishëm për vazhdimin e hetimeve. Ndër të tjera, pikërisht nga analizat në pajisjet informatike të sekuestruara gjatë kontrolleve, hetuesit e Guardia di Finanzia presin përgjigje dhe konfirmim mbi hipotezën e diskutueshme të një kontrolli ende aktual nga Ellito mbi Milan, si një lloj pronari “okult”.

Për prokurorët, nga njëra anë, siç tregohet në dekretin e kërkimit që flet për “konflikt interesi” duke iu referuar rregulloreve të UEFA- s, shitja e supozuar e simuluar mund të ishte përdorur nga Elliott për të kontrolluar, në të njëjtën kohë, Milanin në Itali. dhe Lille në Francë. Nga ana tjetër, fondi Stars and Stripes i Paul Singer mund të përfitojë gjithashtu nga efektet e rikapitalizimit të klubit. Ndonëse nuk shfaqet si pronari i vërtetë, në fakt, sërish do të fitonte me hyrjen e anëtarëve të rinj.

“Investitori i ri”, lexojmë në një dokument të fituar, pra “Ac Milan Investor Presentation”, do të hynte në “pronë” me “41.7%”, duke blerë 80% të kredisë prej 560 milionë eurosh të shitësit”. dmth ai i dhënë dy vjet më parë nga Elliott për RedBird dhe për të cilin fondi i Gerry Cardinale paguan interes me 7%. Pikërisht pas gjurmimit të asaj letre, në lidhje me thashethemet e dhjetorit të kaluar për partnerë të mundshëm të rinj arabë, Prokuroria vendosi të kryejë kontrolle, për të hedhur dritë “mbi strukturën aktuale të pronësisë”, duke parë në thelb se kush ishte me të vërtetë duke punuar në ato negociata.

Përgjigjet mund të vijnë nga analizat në telefon, PC, tablet me kërkimin e emaileve, dokumenteve, mesazheve. Për më tepër, në mesin e shumë kontrolleve që po bëhen nga hetuesit, me marrjen e dokumenteve, është edhe ajo që ka të bëjë nëse RedBird i ka paguar realisht 600 milionë Elliott. Përmes një fondi që sipas prokurorëve nuk menaxhohet nga grupi i Cardinales. Dhe nëse të paktën një pjesë e 560 milionëve të financuara nga Elliott për RedBird dhe interesat e kapitalit janë paguar.