Gjithçka duhet ti nënshtrohet ndryshimit të domosdoshëm kjo vlen edhe për Politikën

Ejup Berisha


Jeta është një rrjedhë”, ka thënë filozofi grek Herakliti. Do të thotë se sipas kësaj thënie dhe logjike në jetë gjithçka duhet ti nënshtrohet ndryshimit apo dhe transformimit dhe asgje nuk duhet të ngelet e njejtë dhe e pandryshuar. Sipas Heraklitit gjithçka ndryshon vazhdimisht dhe bëhet diçka ndryshe nga ajo që ishte më parë. Ky ka arsyetuar se duke qenë se vetë natyra e jetës është ndryshimi, t’i rezistosh kësaj rrjedhe natyrore do të thotë t’i rezistosh vetë thelbit të ekzistencës njerezore. Ai ka shtuar se “Nuk ka asgjë të përhershme përveç ndryshimit. Atëherë çfarë është ndryshimi? Ndryshimi është pakënaqësi me realitetin ekzistues apo dhe me fenomenet shoqërore të cilat janë
reale dhe na rrethojne.
Mënyra se si ne përballemi me ndryshimin e fenomeneve shoqërore është ekzistenca jonë dhe çelësi i lumturisë, veçanërisht në kohët e sotme të pasigurta.
Psh çfar duhet të ndryshon ne shoqëri që njerëzit të jenë të lumtur? Pergjigja është si ajo në titullin e këtij shkrimi pra së pari duhet të ndryshon Politika e më pas edhe ekonomia,aspektet sociale,arsimimi,edukimi si dhe kultura.Flas për ndryshime pozitive apo për ato që sjellin të mira, levërdi dhe cilësi pozitive për njerëzit për jetët dhe mirqeniet e tyre. Ndryshimet më të shpeshta duhet të jenë ato shoqëroret dhe atë duke filluar përsëris nga politika.
Ndryshimet politike si term politologjik nënkuptojnë ndryshime në strukturën politike. Ato përfshijnë ndryshime që lidhen me institucionet politike, çasjet e politikanëve ndaj tyre si dhe sjelljet e tyre ndaj qytetarëve. Dhe për fund me qështjet e marrëdhënieve politike duke filluar prej atyre lokale,rajonale dhe ndërkombëtare. Ndryshimet politike duhet të jenë gjithmonë të pranishme në ambientin politik edhe përkundër tendencave të përhershme që ato të pengohen dhe të refuzohen nga ana e aktorëve politik.Ndryshimet politike janë produkt i demokracisë ndërsa rezistencat ndaj tyre janë pasojë
e sistemeve autokratike
Ndryshimet i bëjnë njerëzit e mençur, intelegjent, të dijshëm dhe të vetëdijshëm.
Ndryshimet në politikë janë mision i misionarëve, status quo-ja është ves i diletantëve, i përfituesve dhe i karrieristëve prezent në politikë.Ndryshimin e bëjnë njerëzit që shohin shumë larg, atë se duan ata që nuk shohin përtej hundës së tyre. Ndryshimin në skenën politike të vendit tonë duhet ta bëjnë përfaqsuesit e partive opozitare. Këtë sot jo vetem si detyrë por edhe si mision ua imponon aktualiteti i pavolitshëm politik. Ndryshimin në ambientin politik shqiptar këtu do ta bëjnë partite politike të tubuara rreth koalicionit opozitar VLEN. Eshtë një detyrim i vështirë por tejet i domosdoshëm si dhe shumë i nevojshëm për shqiptarët e këtushëm. Qytetarët e shumtë shqiptar të lënë anash të anashkaluar, të injoruar dhe të diskriminuar nga Partia shqiptare në pushtet e presin me padurim ndryshimin e pushtetarëve në skenën politike shqiptare këtu te ne. Ndryshimi duhet domosdo të ndodhë alternativë apo zgjidhje tjetër nuk ka.
Hapsirë dhe vend për frikë, zbrapsje dhe hamendje nuk duhet të ketë. Siç është shprehur novelistja italiane Elena Ferrante:
“Ne nuk duhet të kemi frikë nga ndryshimi, ajo që është ndryshe nuk duhet të na trembë” Ka thënë ajo. Dhe nëse berja dhe pranimi i ndryshimit janë çelsi për jetë më të mirë atëher le të bëhet ai sa më parë pse jo.