Fronti Evropian/ Osmanoska: Ky koalicionim përfaqëson vizionin e të gjitha komuniteteve për barazi, dhe për integrimin e vendit në BE

Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet literit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, dhe Partisë Unioni i Romëve të udhëhequr nga Fatma Osmanoska, zgjerim ky i cili vjen disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Lëvizjen Populli, PDSH-në, dhe Partinë Demokratike Evropiane.


Osmanoska, ka shprehur një vizion të qartë dhe të vendosur për të ardhmen e komunitetit rom në kontekstin e integrimit evropian. Ajo ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm, çrrënjosjes së varfërisë dhe promovimit të vlerave të Bashkimit Evropian si dinjiteti njerëzor dhe demokracia.

“I nderuar zoti Ahmeti, I nderuar kryetar komune, të nderuar përfaqësues të partive politike, të nderuar bashkëqytetarë të mi romë, të nderuar këshilltarë. Bashkimit Evropian është zhvillimi i qëndrueshëm, çrrënjosja e varfërisë, promovimi i paqes, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe vlerat mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian janë dinjiteti njerëzor, liria, demokracia, barazia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. Atëherë në cilin front duhet të vendoset komuniteti ynë rom nëse jo në frontin evropian, cilët partnerë duhet të zgjedhë komuniteti rom, nëse jo ata me të cilët ndajmë të njëjtin vizion, të njëjtën ideologji dhe të njëjtin qëllim, të barabartë”, tha Osmanoska.

Osmanoska ka bërë thirrje për një jetë dinjitoze për të gjithë komunitetet në vend, përfshirë romët, shqiptarët, turqit dhe boshnjakët, duke u angazhuar për një dialog të hapur dhe të barabartë. Sipas saj e vetmja mënyrë e realizimit të qëllimeve të tyre është Fronti Evropian.

“Jetë dinjitoze për romët, shqiptarët, turqit, shqiptarët, boshnjakët në vendin që është atdheu i të gjithë neve si komunitet, ne kemi kërkuar një mundësi për të biseduar me dekada, një mundësi për të folur për veten tonë, na thanë që nuk keni staf arsimor, nuk keni pushtet politik, nuk keni vizion, jeni të paorganizuar. Por sot ne kemi staf dhe një parti politike rome që bashkohet dhe organizohet, këtu ne qëndrojmë me krenari para derës evropiane me një vizion që romët do të hyjnë në Bashkimin Evropian si qytetarë të barabartë të këtij vendi dhe barazia do të na japë këtë partneritet afatgjatë, i cili më në fund do të na japë mundësinë të tregojmë në veprim se ne si komunitet mund t’i zgjidhim më së miri problemet tona”, tha kryetarja i Partisë Unioni i Romëve, Fatma Osmanoska./Indeks.mk