Fitorja e parë e Bujar Osmanit nis nga Zhelina (FOTO)

Kandidati për President, Bujar Osmani nga radhët e Frontit Evropian sonte mori një mbështetje të fuqishme nga komuna e Zhelinës. Sipas fotografive Osmani do ta nis fitoren e parë nga kjo komunë për të vazhduar më pas në të gjitha komunat tjera.


Vet Bujar Osmani ka shkruar në Facebook se ka marrë një mbështetje të fuqishme nga Zhelina.

“Mbështetje e fuqishme në Komunën e Zhelinës për misonin e rradhës, Presidentin e parë. Faleminderit degës dhe shtabit të Zhelinës” ka shkruar kandidati për president Bujar Osmani.

Ndryshe zgjedhjet presidencilae do të mbahen me 24 Prill raundi i parë dhe me 8 Maj raundi i dytë bashkë me ato parlamentare./TS/