Escobar nga Mal i Zi: Serbia nuk po ndihmon në stabilitet duke dërguar mesazhe për Kosovën

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është duke qëndruar për vizitë edhe në Mal të Zi  Kosovës.


Ai, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Milojko Spajiq, tha se Serbia është prej vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk po e shikon rrugën për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

“Sa i përket politikës së brendshme, ne nuk e kemi komentuar asnjëherë, por ajo që themi është se Mali i Zi duhet të vazhdojë të ketë  orientim pro-evropian”.

“Në këtë periudhë kur tre shtete fqinje po na ndihmojnë për të ruajtur stabilitetin,  është një që nuk po punon për këtë, por po dërgon mesazhe për Kosovën, jemi të vetëdijshëm se duhet të fokusohemi në rrugën progresive të Malit të Zi”, ka thënë Escobar.