Blerim Sejdiu shet edhe disa prona në Trebosh mes tyre edhe vendi i përcaktuar për stadium. Banorët: Do t’ia kthejmë prap fshatit (VIDEO)

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu përpos që ka shitur vakëfin në fshatin Strimnicë ai ka shitur edhe disa prona si dhe fushën e sportit në fshatin Trebosh.


Banorët e Treboshit thonë se kanë mbajtur disa herë mbledhje për tia rikthyer fshatit këto prona por pa sukses.

Sipas tyre ai i ka shitur në formë jo ligjore të gjitha pronat e fshatit që dikush duhet të merret me këto shitje.

Ndryshe siç mësohet Treboshi dhe Strimnica do të shpallin “Non Grata” kryetarin e Zhelinës Blerim Sejdiun./TS/