Bayer Leverkusen mposht Freiburgun, shkon në +10

Bayer Leverkusen është duke marshuar sigurt drejt titullit kampion në Bundesligë.


Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso e arriti fitoren e 22-të kampionale, duke e mposhtur në udhëtim Freiburgun me rezultat 2:3.

Florian Ëirtz, Hlozek dhe Schick shënuan për Leverkusenin, kurse Doan dhe Keitel ishin realizatorët për Freiburgun.

Me këtë fitore, Bayer Leverkusen shkon në kuotën e 70 pikëve në vendin e parë, 10 më shumë se Bayern Munich, ku kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fund.

Në anën tjetër, Freiburg mbetet në vendin e nëntë me 33 pikë të grumbulluara.