Arrestohet për vuajtje të dënimit me burg një person në Gostivar

Sektori i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (12 mars) rreth orës 15:00 në rrugën “18 Noemvri” në Gostivar, ka ndaluar 35-vjeçarin S.S. nga Gostivari, i cili me urdhër qendror kërkohej me urdhër të gjykatës për t’i shërbyer një dënimi me burg nga 14 muaj. Personi është dërguar në burgun Idrizovë në Shkup për vuajtje të dënimit.TS