Arrestohet 56 vjeçari në Tetovë

Dje (25-mars) rreth orës 11:30 në rrugën ,,Cvetan Dimov” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 56-vjeçarin S.M. nga Tetova, i cili kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj tyre deri sa po ndërmernin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të rastit kundër S.M. do të përgatitet parashtresë e parashikuar me ligj.TS