Lideri i Bashkimit Demokrtik për Integrim, Ali Ahmeti sot nga Reçica ka dërguar selame të gjithë liderëve maqedonas po edhe shqiptarë se që 22 vite nuk ka humbur asnjë betejë politike.


Ai ka biseduar me një të moshuar në zyrën e tij dhe i ka thënë se në RING nuk ka humbur që 22 vite, përcjell TS.
“Asnjë ring nuk e kam humbur për 22 vite, Axho hiç mos u mërzit, Axho hiç mos u mërzit” dëgjihet se i thotë Ahmeti në zyrën e tij.

Ndryshe sot kreu i VMRO-së, tha se opozita shqiptare nuk ka kërkuar ndryshimet kushtetuese dhe do të jetë pjesë e Qeverisë./TS/