Arrestohen disa persona për vjedhje në NP ” Rrugët e Maqedonisë “

Dje (12 mars) rreth orës 17:30 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, nga ana e policëve të SPB Tetovë janë privuar nga liria: A.K.(23), B.N.(27), N.K.(37) dhe I.K.(38), të gjithë nga Tetova, dhe një i mitur nga Kumanova informon Tetovasot. Ata janë kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje, gjatë së cilës kanë marrë disa sende të NP “Rrugët e Maqedonisë”. Sendet e konfiskuara janë kthyer në NP “Rrugët e Maqedonisë”, ndërsa personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.TS