Anketa e rrejshme e VLEN, reagon analisti Medai Shaholli

“Instituti IPIS ka realizuar një anketë të fundit në të cilën shihet se epërsia e opozitës shqiptare- VLEN, karshi BDI-së dhe të tjerëve është e dyfishuar.
Sipas anketës së realizuar në fillim të muajit mars, opozita shqiptar ka rejting prej 15.6%, karshi BDI-së e cila ka 8.6% rejting.
Në kampin maqedonas udhëheq VMRO-ja me 40.4%, ndërsa LSDM ka vetëm 22% mbështetje.
Anketa është publikuar nga zyrtarë të lartë të partive të koalicionit VLEN, nga ku është nxjerrë edhe nga INA”.
* * * *
Ky sondazh i cili qënkësh realizuar nga Instituti IPIS, që është realizuar në fillim të marsit dhe i bie që është bërë dje dhe sot, në një kohë kaq të shkurtër të realizosh një sondazh kaq të shpejt është përpjekje për t’i hedhur hi shqiptarëve se opozita shqiptare VLEN paskësh dyfishuar rezultatin përballë DUI-t!!!
Sipas anketës së IPIS e cila nuk tregon as datë dhe as numërat e pjesëmarrësve në këtë sondazh por vetëm përqindjen e partive politike dhe atë që është më e çuditshmja e të dy taboreve shqiptare ku VLEN udhëheq me 15,6 ndërsa DUI vetëm 8,6 të mbështetjes së elektoratit shqiptar!
E gjithë kjo dëshirë për të fituar opozita e ka sajuar përmes këtij lajmi të rremë ku duhet marrë të paktën me rezerva nga opinioni publik si një sondazh i paguar apo i porositur nga opozita.
Nuk është vendi as momenti për ta mbrojtur një forcë politike siç është DUI dhe as nuk jam avokat mbrojtës i tyre, por të gënjesh hapur për t’i bërë qejf një pjese të shqiptarëve duke e ditur sesa vlen opozita duhet të jesh naiv.
Vetëm nëse ndodh mrekullia kalon VLEN 15% të mbështetjes së elektoratit shqiptar!
Merekullia nuk vjen as me lutje dhe as me dova siç bëjnë turkomanët e VLEN-it, por duhet ta meritosh besimin e elektoratit shqiptar, pasi ata e dinë tashmë pabesinë e besëprerëve që morën 4 deputetë nga lista “mozheme” me SDSM-në dhe pas ca kohësh ia mbathën nga koalicioni i të korruptuarve, ku ishin rahatuar ata por, që tani u janë shtuar orekset dhe po vejnë drejt kuzhinës së re që po instalon kryekomitit Micko.
Ndaj, ky lajm është pjesë e propagandës dhe pikërisht për këtë arsy nuk duhet marrë seriozisht si sondazh i vërtetë.