Aktori me prejardhje maqedonase Lazar Ristovski në lidhje dashurie me një modele 39 vjet më të re

“Sa herë ulem në këtë rërë mendoj se ia ka vlejtur”, thotë e dashura e Lazar Ristovskit, Anica Laziç, e cila është 39 vjet më e vogël, në përshkrimin përbri fotove nga Maldivet, ku çifti është në një udhëtim ekzotik.


Aktori i njohur serb me prejardhje maqedonase Lazar Ristovski, i cili prej tetorit të vitit të kaluar është në një lidhje me 32-vjeçaren Anica Laziç, aktualisht është në një udhëtim ekzotik me të në Maldive.

Ajo ka shpërndarë një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku po pozojnë së bashku të kapur për dore dhe duke shijuar destinacionin ekzotik.

Anica është e qeshur dhe me një monokini të bardhë, e përbri fotos ka shkruar shkurt:

“Kur më çon ai, nuk pyes se ku”.

Së fundmi, Anica ka folur hapur për marrëdhënien e saj me aktorin, ndaj në një prononcim për mediat serbe ka thënë:

“Nuk kam ëndërruar shumë për një martesë kur kam qenë vajzë, edhe sot nuk është shumë e rëndësishme për mua”. Unë e shoh më shumë si një formë, dhe thelbi është më i rëndësishëm për mua.

Ne femrave na pëlqen të veshim fustane nusërie. Nuk po vuaj të martohem, është më e rëndësishme për mua të jetoj thelbin e dashurisë dhe këtë e kam tashmë, falë Zotit”.

Kujtojmë se Lazar Ristovski u divorcua në vitin 2022 pas 4 dekadash martesë dhe thuajse të gjithë u zunë në befasi kur njoftoi se ishte në një lidhje me aktoren e re me të cilën ka punuar së bashku në serialin “Dream Team”.