Aksident në Lezhë/ Makina përplas biçikletën, drejtuesi 60-vjeçar dërgohet në Spitalin e Traumës

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në aksin “Laç-Patok”. Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur një biçikletë dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi 60-vjeçar.


Ndërkohë, ky i fundit është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po merr dhe ndihmën mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:50, në aksin rrugor “Laç-Patok”, automjeti me drejtuese shtetasen ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe. Ky shtetas po transportohet në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al