A mund të bëhen njerëzit të pavdekshëm? Shkencëtarët po kërkojnë ta gjejnë përgjigjen te kandili i detit

Zgjatja e jetës, mos-plakja dhe pavdekësia janë disa nga konceptet me të cilat njerëzit vazhdojnë të debatojnë.


Por, deri më tani nuk ka pasur përgjigje që mund të zhbllokojnë sekretin e pavdekësisë.

Shkencëtarët po kërkojnë përgjigje, tek kandili i detit ‘i pavdekshëm’, një krijesë e aftë për t’u kthyer vazhdimisht në gjendje më të re.

Studiuesit spanjollë kanë arritur të deshifrojnë gjenomin e kandilit të pavdekshëm “Turritopsis dohrnii” dhe kanë përcaktuar çelësa të ndryshëm gjenomikë që kontribuojnë në zgjatjen e jetëgjatësisë së tij deri në atë pikë sa të shmanget vdekja e tij.

Ekipi i Universitetit të Oviedos, hartoi sekuencën gjenetike të këtij kandil deti unik me shpresën për të zbuluar sekretin e jetëgjatësisë së tyre unike dhe për të gjetur të dhëna të reja për plakjen e njeriut.

Ata analizuan specien “Turritopsis dohrnii” bashkë me atë të species motër “Turritopsis rubra” për të identifikuar gjenet që janë të përforcuara ose kanë karakteristika të ndryshme variante midis të dyjave. /Telegrafi/