Trajneri i Rumanisë: Objektivi ynë është vendi i parë

Është tërhequr sot shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.


Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në fazën e grupeve të Ligës C.

“Dardanët” gjenden në grupin 2, bashkë me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e duelit mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.

E trajneri i Rumanisë, Edi Iordanescu u shpreh se objektivi i tyre është vendi i parë në grup

“Është e parakohshme të rrezikosh tani në analizat për kundërshtarët. Ka kohë, një periudhë ku do bëhen transferime në verë që mund të ndryshojë situatën e shumë lojtarëve, si nga kombëtarja jonë ashtu edhe nga kundërshtarët. Ka shumë rëndësi si djemtë tanë do të luajnë deri në vjeshtë, por edhe futbollistët e rivalëve tanë në grup. Një gjë është e sigurt, objektivi i Rumanisë duhet të jetë vendi i parë dhe kjo aq më tepër pasi po flasim për një shans të rëndësishëm, për një kualifikim të mundshëm në play-off për Botërorin 2026”, Edi Iordanescu për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Rumanisë.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve nisin në muajin shtator.