Shkak u bë gruaja e tij e ndjerë, burri merr diplomën në moshën 95-vjeçare

Një 95-vjeçar ka thyer rekord si personi më i vjetër që është diplomuar në Universitetin Kingston.


Dr.David Marjot mposhti një grua 93-vjeçare e cila diplomoi në vitin 1994.

Marjot i cili ka fituar një diplomë master në filozofinë moderne evropiane, tha: “Ishte punë e vështirë. Kujtesa ime nuk është plotësisht ajo që ka qenë, por kam qenë me fat që pata mësues të klasit botëror dhe ishte një përvojë e mahnitshme. Mendoj se është e rëndësishme që gjithmonë të vazhdoni ta sfidoni veten edhe kur jeni të moshuar”.

Ai iu fut Universiteti për të mbajtur mendjen e tij të zënë pas vdekjes së gruas së tij pas 65 vitesh martesë. Dr.Marjot tani po mendon të regjistrohet për një doktoraturë me kohë të pjesshme, të cilën do ta përfundonte në moshën 102 vjeçare, njofton Klankosova.tv.

Dr.Marjotit, i cili jeton në Surrey, iu bashkua djali dhe dhëndri i tij në ceremoninë e diplomimit në Teatrin Rose në Kingston.