Karate: Vitomir Trajkovski me medaljen e argjendit kthehet nga Tbilisi

Shaban Sinani


Maqedonia e Veriut nga kampionati Evropian për kadet, junior dhe U-21 që mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, kthehet vetëm me një medalje të argjendit që e fitoi karateisti shënuar Vitomir Trajkovski në kategorinë -84kg U-21. Ai në finale luftoi me karateistin armen Nersisian Gor. Lufta mes Gor dhe Trajkovski ka përfunduar me pikë të barabartë 3-3 por sipas rregullave të karatesë garuesi i cili fiton i pari pikë në këtë rast del fitues. Megjithatë delegacioni i Federatës së karatesë është kënaqur me medaljen e argjendit që e ka fituar karateisti Vitomir Trajkovski , në veçanti më kënaqur ishte seleksionuesi i U-21 Arlind Huseini i cili deklaroi
“Jam i kënaqur me rezultatin e arritur sepse kemi parasysh që konkurrenca sot është shumë kualitativë. Vitomir Trajkovski në kategorinë -84 kg fitoi 5 lufta dhe në finale me Armenin mbaroi rezultati të barabartë 3-3 dhe fitoi të dytin. Kjo medalje është rezultat i madh edhe për mua edhe për e gjithë federatën. dy vitet e kaluara i njëjti garues fiton dy medalje në kontinuitet në Evropianin e vitit të kaluar dhe Kampionatin botëror të dytin kështu që jo rastësisht është fitues i vendit të dytë. Garuesit tjerë nuk patën fatin të kualifikohen sepse duhet punuar shumë, garuesit i kemi shumë të talentuar por mos pjesëmarrja në gara kualitative si në Seria A, Premier liga, gara të fuqishme në rajon nuk mund të arrish në rezultate kulminante. Andaj them jam i kënaqur si seleksionues i U21 për medaljen e fituar “ deklaroi seleksionuesi Arlind Huseini

Nga garuesit tjerë vlenë të ceken edhe Jovan Vrlklevski kadet -52 vendi i 7t◄ ashtu si edhe Nuredin Dervishi ne kata për kadet u rendit i 7-ti

Maqedonia e Veiut në këtë kampionat evropian të karatesë për kadet junior, kadet dhe U-21në disiplinat Kata dhe kumitë u prezantua me 28 garues, ndërsa delegacionin e Federatës së Karatesë e përbënin; Besnik Murati shef i delegacionit, Arlind Huseini seleksionues i U-21, Berat Jakupi seleksionues I juniorëve, Dejan Ristevski seleksionues tek kadetët , Nexhbi Dervishi seleksionues kata juniorët dhe Feri Isiq seleksionues te U-21 kata