Hansi Flick mëson spanjollishten, dëshiron të bëhet trajner i Barcelonës

Hansi Flick është një nga emrat që është përfolur për të zëvendësuar Xavin në përfundim të sezonit. Trajneri 58-vjeçar gjerman aktualisht është pa skuadër dhe është i gatshëm për ta nisur këtë përvojë. Kështu bën të ditur gazeta gjermane “Bild”.


Për më tepër, media gjermane jep më shumë detaje, duke këmbëngulur se Flick po kërkon një sfidë të re në verë dhe se po merr masat për këtë detyrë të re, aq sa tekniku ka nisur një kurs të gjuhës spanjolle.

Joan Laporta e ka pëlqyer gjithmonë ish-in e Bayernit. Për më tepër, vetë “Bild” shpjegoi gjithashtu se Deco, në emër të presidentit të Barçës, e ka kontaktuar Flickun për t’i vënë në dukje se ai ishte në listën e pretendentëve për zëvendësimin e Xavit.