Dy vjet luftë, Osmani mbështet Ukrainën: E dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë

Presidentja Vjosa Osmani, tha se Kosova qëndron me Ukrainën, sepse e di se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë.


“Ne e dimë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm; të dhunës seksuale gjatë luftës; e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur”, shkroi ajo.

“Por liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri! Slava Ukraina (Lavdi Ukrainës)!”, shtoi Osmani në X, raporton Klankosova.tv.