Çellopek, lëndohen rëndë burë e grua gjatë aksidentit

Më datë 17.02.2024, në ora 10:40, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Çellopek, Tetovë, në dalje nga fshati, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Bora” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.B.(41) nga Tetova, ka dalë nga rruga.


“Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjerja M.B.(36) nga Tetova, të cilët janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës”, theksojnë nga MPB.

Kontrolli është kryer nga ekipi inspektues i SPB Tetovë.