Arsenali e deklason West Hamin

Arsenali e ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Premierligë.


“Topçinjtë” fituan thellë 0:6 në udhëtim ndaj West Hamit, në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit anglez.

Festivalin e golave për mysafirët e hapi Saliba që shënoi në minutën e 32-të pas asistimit nga Declan Rice.

Në minutën e 41-të Bukayo Saka dyfishoi epërsinë me një gol nga penalltia, shkruan Gazeta Express.

Tre minuta më pas, Declan Rice asistoi sërish, por këtë herë për Gabriel.

E në sekondat e fundit të pjesës së parë, Trossard realizoi për 0:4.

Pjesa e dytë vazhdoi pothuajse njëjtë për Arsenalin.

Bukayo Saka realizoi edhe një herë tjetër në minutën e 63-të, kurse tre minuta më pas Declan Rice shënoi për 0:6.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 52 pikëve në vendin e tretë, aq sa ka edhe Manchester City në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

E renditjes tabelare i prin Liverpooli me dy pikë më shumë se dy ndjekësit e tij.

Në anën tjetër, West Ham mbetet në pozitën e tetë me 36 pikë të grumbulluara.