Arrestohet vrasësi i Bledar Dedjas në Itali, ishte një 17-vjeçar

Ka kaluar një maj pas krimit misterioz në Paderno të Italisë, ku u gjet i masakruar një shqiptar.


Autoritetet italiane kanë arritur të zbardhin vrasjen në pyll të Bledar Dedjas, shkruan tvklan, transmeton Klankosova.tv.

39-vjeçari i masakruar me thikë dhe me pantallona e të brendshme të zhveshura, është vrarë nga një 17-vjeçar.

Sipas hetuesve italianë që kanë rindërtuar dinamikën e krimit, 17-vjeçari i dyshuar si autor kishte planifikuar një takim me Bledar Dedjan më 20 janar dhe më pas takimi mes tyre degjeneroi deri në vrasje.

Ai goditi disa herë me thikë viktimën duke e lënë të vdekur në vend. Gjatë vrasjes, adoleshenti, identiteti i të cilit nuk dihet, plagosi edhe dorën me thikën e kuzhinës me të cilën kreu krimin.

Më pas mori çelësat e makinës së viktimës dhe e zhveshi duke i hequr rrobat dhe e la në pyll, gjë që në fillim krijoi perceptimin e një krimi seksual.

Pas vrasjes, autori u largua në këmbë. Motivet e takimit të Bledar Dedjas me një 17-vjeçar nuk janë ende të qarta. Hetimet pritet të hedhin dritë në këtë aspekt.