YouTube pushohet për ngarkim të ngadaltë: “Nuk ka të bëjë fare me luftimin e bllokuesve të reklamave”

Kohët e fundit në platformë ka pasur gjithnjë e më shumë raportime për këtë sjellje dhe në të fundit në rrjetin social Reddit, përdoruesit kanë shkruar se YouTube me qëllim ngadalëson faqen nëse dikush ka instaluar bllokues reklamash.


Megjithatë, kompania ka deklaruar se këto ngadalësime të fundit të faqeve nuk kanë të bëjnë fare me zbulimin e bllokuesve të reklamave.

“Raportet e fundit të përdoruesve që përjetojnë ngarkim të ngadaltë të faqeve nuk kanë të bëjnë fare me përpjekjet tona për të gjetur bllokues reklamash. Përdoruesit mund të kontrollojnë se cili është problemi përmes qendrës sonë të ndihmës”, tha YouTube për Android Central.

Ata gjithashtu vunë në dukje se AdBlocker, një program i njohur për bllokimin e reklamave, ka një gabim në përditësimin e tij të fundit që duket se është përgjegjës për këtë ngadalësim.

Dhe në të vërtetë, në faqen e internetit të GitLab, ekipi i AdBlock tha se ata po punojnë për rregullimin e problemit dhe se nuk është vetëm YouTube që preket, por se Google Translate, Microsoft Teams dhe sajte të tjera po hapen më ngadalë për disa.