Sulejmani: Nuk po sulmohet BDI, po sulmohen shqiptarët!

Kohëve të fundit po vërehet një tendecë e pa skurpullt e një sulmi të pa parë kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit, që tash e 20 vite është sinonim i gjitha të ariturave për shqiptarët e në Maqedoninë e Veriut.
Kjo s’do mend se me këtë, nuk po sulmohet vetëm BDI, po sulmohen shqiptarët si popull i cili në këto dekada ariti kulmin e synimeve shekullore.


Të kemi kujdes, qëllimi i strukturave të erëta fillimisht është që nëpërmjet sulmit ndaj BDI-së dhe dobësimit të saj, të arijnë me shumë lehtësi të na kthejn në vitet e 90, vite shumë të errëta dhe të vështira për të gjithë ne si komb.
Faktorizimi i shqiptarëve gjithandej nuk gëlltitet lehtë dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë ne.

Kryeministri Shqiptarë, pozita më e lartë në hierarkinë e shtetit tonë po thyen të gjitha tabut, duke na bërë krenar të gjithëve.
Ky avaz sigurisht se nuk i konvenon gjithkujt, e më së paku armiqëve të përbetuar të kombit tonë.
Andaj me vigjilencë maksimale të mos bijmë në ndikimin e dashakeqëve tanë por të hapërojmë fuqishëm drejt qëllimeve tona kombëtare.

Shkruan Emir Sulejmani