SHAQIR FETAI, SI NJË UDBA-SH DHE RRENC I DËSHMUAR E KA KRYER MISIONIN E TIJ, SKA KUJT MË I NEVOJITET

Shkruan
Hoxhë Bajram efendi Bejta
Imam, Vaiz, Hatib dhe Mualim në Xhaminë e f. Idrizovë – Shkup


Të flasësh për Shaqir Fetain, në veçanti pas publikimit të letrës të veprimtarit të shquar, ish të burgosurit politik profesorit me renome në botën shqiptare dhe më gjërë prof. Nexhat Ibrahimi e cila është jashtëzakonisht shqetësuese dhe dëshmi për një spiun e UDB-ah dhe pas publikimit të opinionit në mediumin elektronik nacional TetovaSot me datë 09.11.2023 nga Hoxha i respektuar Rehan ef. Neziri imam i xhamisë Kreuzlingenit në Zvicër, e qartë është sja vlen aspak të miresh me ket UDBA-ash, rrenc, manipulator e matrapaz të dëshmuar.
Aspak sja vlen të miresh edhe me dy argatët e tij, komandant kanta e djathit nga Vici, i përfoluri si hajdut i kurbanave dhe të cilit ndonjëher i ngatrohen edhe mjetet e dijasporës të dedikuara për institucionet edukativo arsimore dhe shkencore të BFI-së, dhe më hiç sja vlen me u marë me përpjekjet e mjerueshme dhe manupulative të hoxhës së lëvizjes anti bixhoz e që pajtohet me ligjin e bixhozit i cili ligj fund e krye është në kundërshtim me parimet islame, në esencë bixhozi është haram i padiskutuar o hoxhë i mjerë, po nejse që të dy si argat aq e kan vlerën, e kryejnë punën si terbijeli të specijalizuar. Por habit fakti që BFI hesht përballë këtyre pseudo hoxhallarëve dhe kësaj dukurie të shumtuar, mozo ma keq, ka mbetur që edhe zinaja të legalizohet.
Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e themeluar mbi statusin e saj të personit juridik, mbi të gjitha duhet të njihet nga ç’do pjesëtar i islamit si qënie morale në kuptimin e vërtetë të fjalës, dhe padyshim se faktori njeri është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe relevant, nga ku ç’do nënpunës i BFI-së duhet të ketë pranim shoqëror, ide, lidhje, vizion, përmbajtje dhe synim të qëndrueshëm në përcaktimin dhe veprimtarinë e tij në drejtim të realizimit të qëllimeve kushtetuese dhe normative të BFI-së, të jetë i përkushtuar me përgjegjësi në kryerje të detyrave dhe obligimeve me të cilat është i ngarkuar dhe i vënduar në ç’do kohë në shërbim dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive fetare të xhemateve tona.
Nisur nga fakti që në Bashkësinë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është krijuar situatë e rrëndë, e paqendrueshme dhe tejet shqetësuese e cila në çdo moment si në në kaluarën, mund të del jashtë ç’do kontrolli me përmasa të paparashikueshme, si rezulltat i vendimeve të paligjshme dhe antikushtetuese të sjellura nga Shaqir Fetai i cili në veprimtarinë e tij keqpërdorë detyrën dhe pozitën zyrtare në zbatim të urdhërave që i jipen nga jasht BFI.
Vazhdimsia e veprimtarisë së penzieonerit, UDBA-shit dhe rrencit të dëshmuar Shaqir Fetait me përbërjen jo legjitime dhe anti kushtetuese të Rijasetit me argat të porositur si “uvozni pseudo myfti” dhe “vrshitella të dullzhnostit” e që të dy kategoritë pa ligjitimitet dhe kredibilitet, padyshim se do të shkaton dëm afat gjatë në radhat e nënpunësve fetar, administratës, funkcionarëve dhe stafit edkuativo-arsimor si rezulltat i mos durimit dhe prishjes së marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe ndër kolegjiale, në të gjitha instancat e Bashkësisë Fetare islame.
Shaqir Fetai si UDB-ash, rrenc dhe manipulant i dëshmuar, në përmbushje të misionit të tij, në zbatim të detyrave dhe urdhërave të marura nga jashtë BFI, me veprimtarinë e tij joligjore dhe antikushtetuese veç më ka hapur rrugën e të keqes, konkurencën e pandershme të grupeve dhe klaneve të ndryshme për dominim në BFI, që mënyrë joligjore të ju mundësohet kapja e udhëheqësisë së Bashkësisë Fetare Islame me prapavija të interesava të ndryshme klanore, e më së paku në interes të besimtarëve musliman dhe përkushtim të mirrëfilltë fetar islam, në këtë drejtim në mbyllje të derës së të keqes si nevojë permanente në kushtet dhe rethanat e kohës me përkushtim të sinqertë, serioz, dinjitoz dhe me përgjegjësi zgjidhje e vetme mbetet organizimi kushtetues dhe normativ i Bashkësisë Fetare Islame në Republikësn e Maqedonisë së Veriut.
Bashkësisë Fetare Islame veç më ka humbur çdo vlerë, ka humbur konceptin e një bashkësie fetare islame profesionale, organizative, institucionale, unike, autonome e demokratike të hapur dhe transparente. Ajo nuk rezullton funkcionale në vendimarrje mbi parimet islame, ato kushtetuese dhe normative të saja, ka devijuar në misionin e saj në drejtim të promovimit të së mirës dhe luftës në forma demokratike, transparente dhe ligjore kundër të së keqes, ka humbur sensin në shërbim dinjitos të xhemateve tona në vend dhe mërgatë, në mbrojtjen e vlerave fundamentale islame dhe trashigimisë kulturore shpirtërore, në mbrojtjen e identitetit, unitetit, antarsinë dhe statusin kushtetues dhe juridik të saj.
Organizimi dhe funkcionimi institucional në suaza të normativës dhe kushtetutës garanton veprim dinjitoz në të gjitha instancat përfshi organet kushtetuese, këshillat kolegjiale, entet, trupat, shoqatat dhe drejtoritë të ndryshme, e që organizohen, udhëhiqen dhe përfaqësohen nga faktori njeri, duke e vënduar me theks të veçantë edhe pse njerëzit dallohen sipas natyrës, zakoneve, karakterit, aftësive dhe cilësive të tjera të tyre, në këtë drejtim mbajtjen e rendit, disciplinës dhe stabilitetit mbreda intitucionit, mbështetjen e respektit, shprehjes së lirë, kultivimin e raporteve të mirëfillta dhe solidarizimit ndërnjerëzore mes nënpunësve në të gjitha nivelet si garanci e ruajtjes së pastërtisë të islamit dhe vlerave të përgjithshme të saja e garanton vetëm organizimi i mirrëfilltë dhe funkciuonimi institucional në suaza të kushtetutës dhe normativës së Bashkësisë Fetare Islame, e njëherit do ti rregullonte edhe çështjet kadrovike profesionale dhe avansimin e tyre, mbi parimin e hapur dhe transparent në bazë të vendeve të punës dhe sistematizimit, si dhe mundësinë e barabartë të përparimit në karierë në radhët e BFI.
Organizimi institucional kushtetues mes tjerash do të mundësonte zgjidhje afat gjate në avansimin e kuadrit profesional edhe të gjinisë femërore, në përfshirjen e tyre në mektebe për fëmijët, në institucionet edukativo-arsimore dhe shkencore, në plotësimin e kushteve të përgjithshme për përfshirjen e tyre në organet, institucionet, entet, trupat dhe drejtoritë e Bashkësisë Fetare Islame si dhe në themelimin e shoqatave kredibile për ngritjen profesionale dhe mbrojtjen e të drejtave të punësuarve në radhat e Bashkësisë Fetare Islame.

Në realizimin e qëllimeve kushtetuese të BFI, në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të përfaqësuesve të saj, në luftën kundër të së keqes dhe promovimit të së mirës, si dhe tejkalimin e situatës së tensionuar në radhët e B1ashkësisë Fetare Islame të krijuar nga UDB-ashi, rrenci dhe manipulanti i dëshmuar Shaqir Fetai si rezulltat i veprimeve të tija joligjore dhe antikushtetuese, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimet zyrtare me mbështetje të “uvozni pseudo myftive dhe vrshitellave të dullzhnostit” njerëz pa legjitimitet dhe kredibilitet, zgjidhjen e shohim në zgjedhjen e të gjithë myftive nga baza dhe në atë me një plan projekt të mirrëfillt dhe dinjitoz, nga sugjerojmë:
• largimin me çdo kusht dhe pa kompromis të rrënuesit të BFI i quajtur Shaqir Fetai, pasi që më i njeti si pensionist e ka mbaruar misionin e tij rrënues të BFI-së, dhe veç më i dëshmuar UDB-ash, rrenc e manipulant dhe ska kujt i nevojitet më shumë ky matrapaz.

• Ndryshime urgjente kushtetuese, rikthimin e sistemit zgjedhor, që në mënyrë të drejtë përdrejtë në parimin një anëtar, një votë të zgjodhen Myftitë e Myftinive të BFI, përkufizim të mandateve të myftive, drejtorëve dhe Reisul Ulemasë.

• Zgjedhjen e të gjithë Myftive të Myftinive të BFI-së pa përjashtim, mbi parimin një anëtar, një votë, ngase asnjëri nga “uvozni Myftitë aktual” si dhe “vrshitellat e dullzhnostave” në Rijasetin famoz të UDB-ashit dhe rrencit të dëshmuar Shaqir Fetai nuk është i zgjedhur nga baya e organit themelor kushtetues të Myftinive, pra asnjëri nga myftitë aktual pa përjashtim nuk janë të zgjedhur me vota të lira nga nënpunësit fetar të Myftinive, e që janë: Imam-Vaiz-Hatib-Mualim, Muezin, Gasil dhe përfaqësuesit e xhematit pra mutevilinjtë e xhamive.

• të formohet komision i posaçëm tre anëtarësh nga njohës të organizimit, funkcionimit dhe sistemit normativ dhe kushtetues të BFI, dhe atë me detyra dhe obligime të caktuara deri në realizimin dhe përmbylljen e proçesit zgjedhor në të gjitha instancat e BFI.

• Për një proçes të mirëfilltë, dhe të paanshëm anëtarët e komisionit paraprakisht deklarojnë se nuk pretendojnë kandidimin e tyre për në funkcione udhëheqëse të Bashkësisë Fetare Islame.

Apeloj të ndërmiren masa konkrete, sa nuk është bërë vonë…. xhemati ynë i mrekullueshëm dhe dinjitoz meriton qetësi dhe rehati e në veçanti për gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit…. gjë e cila nuk mund të garantohet me Reisin UDB-ash, rrenc e matrapaz, e as më pak me “uvozni myfti dhe vrshitella të dullzhnostit” pa legjitimitet, pa dinjitet dhe kredibilitet.

Hoxhë Bajram efendi Bejta
Imam, Vaiz, Hatib dhe Mualim në Xhaminë e f. Idrizovë – Shkup