Këto janë mënyrat e vetme nëse doni një bark të sheshtë

Sulmo muskujt e fshehur
Barku ka disa muskuj, por ato që fshihen nën sipërfaqe janë më të rëndësishmit për të pasur një pamje prej barku “petë”. Të forcosh këtë grup muskujsh është si të veshësh një korse të mirë. Këta muskuj, jo vetëm janë të dobët tek shumë gra, por pjesa më e madhe e tyre nuk di në si t’i ushtrojnë ato.


Zgjidh ushqimet e duhura
Zëvendësoni sheqernat me proteina, si mish, peshk, bulmet, pasi ato mund ta pakësojnë dhjamin në barkun tuaj. Eliminoni sheqerin e përpunuar, i cili gjendet në ushqime si brumërat e pjekura, pijet me gaz, pijet e frutave dhe kosi me fruta. Kjo përkthehet ndryshe me 325 kalori më pak çdo ditë. Zgjidhni ushqime si ullinjtë, farat e ndryshme apo avokadon. Mos harroni që këto ushqime ju ndihmojnë “të shfryheni”. Brokoli gjithasht u duhet të jetë një zgjedhje e përditshme.

Ushtrime me plan
Nuk është e thënë të ushtroheni çdo ditë. Mjaftojnë tri seanca në javë për rezultate maksimale. Mund të keni më tepër sukses kur u jepni mundësi muskujve të pushojnë një ditë. Sforcimi i tepër i këtij grupi muskujsh bën që të duhen më tepër ditë për t’u forcuar.

Përsëritini më shumë se 15 deri në 20 herë për ushtrim. Nëse muskujt e barkut janë më të rëndësishmet për ju, atëherë kur shkoni në palestër, kushtojuni atyre pjesën më të madhe të kohës.