Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në qendër të Shkupit është arrestuar një i ri nga Vizbegu i Shkupit, pasi tek i njëjti policia ka gjetur marihuanë.


“Me datë 02.01.2024, në ora 17:20 në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.S.(23) nga fshati Vizbeg, Shkup, për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë”.

“Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.