Filmi ku luan Bebe Rexha, në listën e 10 filmave më të shikuar në Netflix

Statistikat e Netflix tregojnë se filmi ka arritur të tërheqë mbi 4.4 milionë shikime në vetëm një javë, duke e bërë të qartë interesin e madh të shikuesve ndaj këtij zhanri.


Filmi “Queenpins”, ku këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka një një rol kryesor në film, ka arritur të pozicionohet në mesin e 10 filmave më të shikuar në Netflix për vitin 2024 deri më tani.

“Queenpins” është xhiruar gjatë pandemisë së COVID19, me aktorët Kirby Howell-Baptiste, Paul Walter Hauser, Bebe Rexha dhe Vince Vaughn në historinë e dy grave fatkeqe që nisin një mashtrim me kuponë i cili zhvillohet në një operacion kriminal masiv. Pavarësisht një kasti të mirë aktorësh filmi ka fituar vetëm 1.2 milionë dollarë në një buxhet prej 6.7 milionë dollarësh.

Filmi është i zhanrit krim-komedi i shkruar nga Kristen Bell. “Queenpins” renditet në vendin e shtatë në listën e filmave më të shikuar për më shumë se një javë nga platforma Netflix. Statistikat e Netflix tregojnë se filmi ka arritur të tërheqë mbi 4.4 milionë shikime në vetëm një javë, duke e bërë të qartë interesin e madh të shikuesve ndaj këtij zhanri të njohur siç është ai i krim-komedive.