Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje mbrëma (03-janar) rreth orës 23:35, në Banjicë të Poshtme të Gostivarit, kanë privuar nga liria 41-vjeçarin O.B. nga ky fshat për shkak se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar heroinë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përgaditet parashtresë përkatëse. TS