Sulmohet babai dhe djali i tij i mitur nga Reçica e Vogël

Mbrëmë (11-dhjetor) në ora 22:00, në SPB-Tetovë janë dorëzuar personat I.S.(18) dhe M.I.(31) nga Reçica e Madhe e Tetovës. Të dy janë denoncuar në ora 13:00 nga 44-vjeçari A.B. nga Reçica e Vogël e Tetovës, se rreth orës 09:00, ai, vëllai i tij A.B. (33) dhe djali i tij i mitur kanë qenë të sulmuar fizikisht në objektin e tij hotelierik në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj tyre do të vijojnë parashtresë përkatëse.TS